Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ketë një mot me kthjellime në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu dhe stuhi në zonat malore dhe në jug të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 15-19 gradë, ndërsa gjatë ditës arrijnë deri në 27 gradë C në veri, deri në 27-32°C në zonat e ulëta.

Era do të jete me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.