Pjesa e parë e ditës do të sjelli dominim të vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku pritet që në zona të izoluara të sjellin dhe reshje të pakta shiu.
Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat të bëhen të dendura në të gjithë Shqipërinë duke sjellë reshje shiu, ku në zona të izoluara do të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra.
Përgjatë të mërkurës do të kemi sërish rishfaqje të flokëve të dëborës në zonat e thella malore verilindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.