Mes të plagosurve nga aksidenti tragjik në Greqi konfirmohet se është edhe një shtetas shqiptar i indentifikuar si Dhimitër Zonga.

Lajmi është bërë i ditur vetëm pak minuta më parë nga mediat greke.

Ndërsa vazhdojnë verifikimet për të plagosurit e tjerë, pasi mendohet që mund të ketë të tjerë shqiptarë, numri i viktimave ka shkuar në 36. Gjithashtu autoritet greke bëjnë me dije se po vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë që deri më tani janë të zhdukur.

Kujtojmë se në orët e para të ditës së sotme një tren pasagjerësh i linjës Athinë-Selanikë doli nga shinat në afërsi të tunelit të Tempe duke u përplasur me një tren mallrash që ishte duke udhëtuar në linjën Selanik-Larisa.

Përplasja fatale iu ka marrë jetën deri më tani 36 personave, shumica prej tyre studentë. Një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit tregoi për mediat greke se situata është kaotike dhe se nga vagonët e parë kanë nxjerrë vetëm trupa të pajetë.