Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1-2 ballë.