Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të dominohet nga një mot i qëndrueshëm, si pasojë e një qendre të zhvillimit të lartë atmosferik në perëndim të Ballkanit që do të sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, më të dukshme në orët e pasdites kryesisht në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.