Moti i kthjellët mbizotëron në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira të lehta priten në zonat malore përgjatë gjithë 24 orëshit.

Parashikohet që në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të mbetet i gjithë vendi edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët.