Prej disa ditësh i gjithë territori shqiptar ndodhet nën dominimin e motit të qëndrueshëm, ku edhe në orët e para të ditës së mërkurë do të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Por pritet që kryesisht pasditja të sjellë kalime të paktë vranësirash në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, por nuk do të sjellin reshje.

Ndërsa vija bregdetare do të vijojë të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime përgjatë gjithë 24 orëshit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten konstante dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.