Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e temperaturave shumë të larta si pasojë e valëve të të nxehtit. Edhe ditën e sotme kushtet e motit do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës.

Pritet që pas mesdite herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por  nuk do të ketë reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.