Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të dominohet nga një mot i kthjellët deri në mesditë, kur vranësira të lehta e kalimtare shfaqen në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit.
Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.