Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët dhe me intervale kthjellimi.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshme dhe me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie.