Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa.

Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet t’i lërë vendin motit me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh, si dhe reshjeve të shiut.

Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit dhe lokalisht mesatar në veri.

Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 23°C;

në zonat e ulëta 8 deri 26°C;

në zonat bregdetare 14 deri 26°C.