Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veri-verilindore dhe ekstremin juglindor, por nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C vlera më e lartë në rang territorit që pritet në ultësirën perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.