Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar, duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore.

Parashikohet që reshjet të jenë në sasi të pakta, por ngricat në akset rrugore mbeten problematike në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë me vranësira, shira dhe dëborë të izoluar.

Gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.