Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike thuajse në të gjithë territorin.

Paraditja do të karakterizohet kunga mot me intervale të shpeshta dhe kthjellime, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tone.

Më e dukshme vranësira do të jenë në zonën Lindore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.