Situata e përmbytjeve të ditëve të fundit si pasojë e stuhisë që ka goditu Ballkanin Jugor, ka thelluar bilancin e viktimave në Greqi, ku deri me tani numërohen 2 të vdekur dhe 3 të zhdukur.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se një prej viktimave është një fermer shqiptar 51-vjeçar.

Mësohet se 51-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një muri në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet.