Situate kritike ne Njesine Administrative Odrie, Bashkia Gjirokaster.

Çahet diga qe mban perroin ne fshatin Hundëkuq.

Kjo pasoje kercenon permbytjen e rruges qe te con ne kete fshat, e cila deri tani eshte e kalueshme.

Dite me pare kjo dige u sistemua permes nje skrepi.

Nderkaq probleme paraqet edhe rruga rurale mes dy fshatrave ne Labove, ku ka rreshkitje ne afersi te ish shkolles.

Punonjes te Bashkise gjenden ne vendngjarje, ku po merren me vleresimin e metejshem te situates permes skrepit.

Nderkohe mungon energjia elektrike ne te kater fshatrat e kesaj Njesie Administrative
Hundëkuq, Tërbuq, Labovë dhe Andon Poçi.