Mjegull e dendur në aksin Ura e Çerenecit – Maqellarë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Segmenti i rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit në Maqellarë është përfshirë nga një mjegull e dendur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Që prej orëve të para të mëngjesit qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar. Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes pasi mund të bëhen burim aksidentesh.

Ndërkohë po ashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë.

Për shkak të mjegullës, ka vështirësi qarkullimi. Mjegulla ka rënë prej mbrëmjes së djeshme duke pushtuar edhe të gjithë qytetin.