Çështja e Fredi Belerit është ngritur urgjentisht nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, gjatë takimit privat që patën sot, në hapjen e Samitit të NATO-s, që po mbahet në Vilnius.
Sipas mediave greke, kryeministri theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri ka një problem shteti ligjor.
Në fund të fundit, çështja e shtetit ligjor në Shqipëri është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Së fundmi, një amendament i PPE shprehu “shqetësim të thellë për arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Heimarrës Fredi Beleri në prag të zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri dhe vazhdimin e paraburgimit të tij, i cili cenon prezumimin e pafajësisë dhe e ndalon të marrë përsipër detyrat e tij si kryetar bashkie i zgjedhur”.
Madje në amendament theksohej se paraburgimi i tij “është absolutisht i lidhur me respektimin e të drejtave themelore, me çështjen pronësore të minoritetit etnik grek në Bashkinë Heimara dhe akuzat për shpronësime të paligjshme nga autoritetet shqiptare”.
Vlen të theksohet se kryebashkiaku i zgjedhur Heimarës ndodhet në burg prej më shumë se 50 ditësh, ku denoncoi qeverinë Rama për “regjim terrori” dhe tentativë për të fshehur provat që tregojnë sekuestrimin e pronave të minoritetit etnik grek.