Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur këtë të Martë, vendimin për shtetasin nga Kosova Belul Kokollari, i akuzuar për abuzim seksual me të mitur.

Gjykata ka dënuar me 15 vite burg Kokollarin, për ngjarjen e ndodhur më 4 Nëntor 2021 në Prizren, ku ky i fundit ka përdhunuar nipin e tij të mitur, që kishte shkuar me pushime.

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit u bë nga nëna e të miturit, në 10 Nëntor 2021.

Ajo deklaroi asokohe në polici se është shtetase kosovare dhe e martuar në Berat, ku jeton me bashkëshortin e saj në lagjen “28 Nëntori” dhe se çdo 3-muaj shkonte në Kosovë për të vizituar vëllezërit e saj.

Në datën 4 Nëntor 2021 ajo ishte nisur me djalin e saj drejt Kosovës, ku ka qëndruar deri në datën 9 Nëntor dhe kur ishte kthyer në Shqipëri djali i kishte treguar gjithçka.