Ministri i Brendshëm grek, Makis Voridis, ditën e djeshme u shpreh se të gjithë ata burra të cilët abuzojnë seksualisht me fëmijët e mitur të kastrohen.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi mjaft zhurmë në shtetin fqinj dhe mëngjesin e sotëm Voridis, ka sqaruar këtë deklaratë për mundësinë e aplikimit të tredhjes kimike ndaj përdhuësve të fëmijëve.

Voridis mëngjesin e së premtes duke folur në emisionin “Kalimera Greqi” në ANT1, dha sqarime se si mund të zbatohej saktësisht tredhja kimike.

Më tej ai u shpreh se ky qëndrim është opinioni i tij personal.

“Unë thashë këtë: Se kriminelët që kryejnë këto krime, sidomos ndaj të miturve, është jashtëzakonisht e vështirë të thuhet, përvoja thotë se nuk reformohen. Kemi pasur një shembull të fundit ku sapo ka dalë nga burgu ka kryer të njëjtën vepër penale”, tha fillimisht ministri i Brendshëm.

“Ka mendime që unë i lidh me trajtimin e këtyre rasteve. I gjithë dënimi mund të shqiptohet për objekte specifike. Por vullnetarisht, nëse ndonjë nga këta kriminelë do të pranonte t’i nënshtrohej kastrimit kimik, do të çonte në mundësinë e lirimit me kusht nga burgu. Kjo do të tregonte një mirëkuptim për aktin dhe krimet që ai ka kryer”, shtoi ai.