Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës, në analizën vjetore të këtij institucioni.

Ministri Balla foli pas mbledhjes për situatën problematike të krijuar nga ngjarjet kriminale, duke u ndalur te vrasjet pa autor ku argumentoi se shumë shpejt do të ketë rezultate.

Sipas tij, vëmendje e shtuar do ketë dhe ndaj fenomenit të gjakmarrjes që ka prodhuar pjesën më të madhe të këtyre ngjarjeve me viktima.

Në lidhje me fatin e të shumekerkuarit Ervis Martinaj, Balla tha se çështja është nën hetim nga prokuroria e Lezhës dhe se Policia e Shtetit, ende nuk ka një përgjigje për këtë rast.