Presidenti Ilir Meta, dekoroi mjekun e njohur gjirokastrit, neurolog Drini Dobi, me Dekoratën “Nënë Tereza”. Dobi humbi jetën pas betejës me koronavirusin.

Titulli në fjalë u dha; “Me mirënjohje për neurologun e shkëlqyer, pedagogun e Universiteti të Mjekësisë, shkencëtarin e punës së palodhur si dhe humanistin e përkushtuar dhe vetëmohues në shërbim të pacientëve.

Nëse doktor Drini do të ishte ende fizikisht mes nesh, ai do vijonte t’i shërbente përmirësimit të jetës tonë, përmes asaj që dinte të bënte më mire, duke ju shërbyer njerëzve gjithmonë, me sakrificë të jashtëzakonshme, nëpërmjet modelit të tij ekselencës dhe përkushtimit.

Ne, i jemi mirënjohës doktor Drini Dobit, por dhe gjithë mjekëve, infermierëve dhe personelit, që ka qenë në vijën e parë të përballimit me këtë COVID-19”, tha Meta.