Gëzim Sina, ka rënë në prangat e policisë pasi i vuri flakën tokës së tij dhe zjarri doli jashtë kontrolli duke djegur pemishte dhe agrume.
Njoftimi i policise:
Ndezi zjarr në tokën e tij, si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të fshatit Qesarat, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 66 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Qesarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të këtij fshati.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.