Një kafshëdashës zemërmirë, i cili u hodh në lumë për të shpëtuar një qen që po mbytej, përfundoi në spital pasi qeni i tmerruar nga situata i kafshoi fytyrën.

Reece Taylor, 27 vjeç, ishte duke bërë xhiro me biçikletë në lumin Wensumh, kur dëgjoi një djalë që po bërtiste për ndihmë për të shpëtuar qenin e tij.

Përpara se Reece të mbërrinte në vendngjarje, qenushi Bentley kishte rënë nga një varkë e ankoruar në lumë.

Reece u hodh në lumë për të shpëtuar Bentley-n, por qeni nga frika e kafshoi nën syrin e majtë. I riu shprehet se nuk është penduar që e shpëtoi pavarësisht se përfundoi me disa qepje.