Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me mega-operacionin e koduar “Tempulli”, ku në pranga ranë 233 persona në të gjithë vendin, ndërsa u goditën 23 grupe kriminale.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se hetimet nuk kanë nisur prej 8 muajsh por më përpara.

Sipas tij pas operacionit, dje dhe sot ka pasur probleme me shpërndarjen e lëndës narkotike, ndërsa shtoi se ka ndryshuar dhe çmimi.

“Krijimi sidomos trafiku i narkotikëve ka një hierarki të vetme.

Këto grupe nuk janë zbuluar brenda një ditë.

Unë e di shumë se mirë se këto grupe personash i kanë pasur në arkivat e tyre shumë kohë më para.

Herë i kanë pasur për vëzhgim për shpërndarje, herë i kanë pasur në vëzhgim që nëpërmjet tyre mund të shkojnë të furnizuesit.

Dje ka pasur problem në rrjetin e shpërndarjes së lëndës narkotike.

Nisur nga operacioni janë strukur ata që bënin furnizimin të përdoruesit. Ka pasur ndryshim dhe në çmim”-tha ai.