Mediat britanike vënë sërish në shënjestër shqiptarët.

Daily Mail shkruan se përmes amnistisë fiskale, Shqipëria do të bëhet një ‘parajsë e pastrimit të parave’ për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

ARTIKULLI

Shqipëria do të bëhet një ‘parajsë e pastrimit të parave’ për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para kriminale në perandoritë e pronave.
Qeveria shqiptare po prezanton një ‘amnisti fiskale dhe kriminale’, duke lejuar këdo që të deklarojë pasuri deri në dy milionë euro pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave të gatshme.

“të mëdha”.

Pronat e sekuestruara më pas nga autoritetet shqiptare përfshinin një apartament, pikë karburanti, palestër, bar dhe kafene, tokë dhe garazhe. Zyrtarët shqiptarë të përfshirë në hetimin e pastrimit të parave thanë se autoritetet kombëtare konfiskuan asetet vetëm kur dikush ishte ndjekur penalisht jashtë shtetit, me një ‘sy qorr’ për të tjerët.

Një tjetër tha: “Djemtë largohen nga fshati pa asgjë për të shkuar në Angli dhe pesë vjet më vonë ata kthehen duke ngarë një Range Rover dhe duke blerë një vilë, por autoritetet nuk pyesin se si i morën paratë?”. Ndërkohë një zyrtar i tha Mail Online se; “Po bëhemi parajsë për pastruesit e parave”. Ai tha se aftësia për të lëvizur para nga Britania ishte një arsye kryesore që shumë kriminelë vepronin në MB.

NCA tha se bandat shqiptare të drogës kishin çuar në një rritje të parave kriminale që largoheshin nga vendi.
Menaxheri i inteligjencës NCA, Steve Brocklesby pohoi se: “Objektivi i tyre kryesor kur fitojnë para është t’i nxjerrin ato nga vendi sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që ata i kontrabandojnë nga Ministria e Brendshme në Shqipëri në çfarëdo forme që të vijë.”.