Është mbyllur përfundimisht ditën e sotme institucioni i paraburgimit në qytetin e Sarandës.
Bëhet me dije se herët mëngjesin e sotëm ka nisur dhge transferimi i të burgosurve nga paraburgimi i Sarandës drejt burgut të Fierit.
Sakaq punonjësit që ishin në Sarandë kanë rënë dakord që punën e tyre ta ushtrojnë në një qytet tjetër.
Kujtojmë që më herët është njoftuar se 4 burgje do të mbyllen. Ato janë: Burgu i Zaharisë, burgu i Tropojës, burgu i Sarandës dhe i Vaqarrit. I Sarandës u njoftua se do të mbyllej pasi kishte një numër më të ulët të paraburgosurish se sa stafi që shërben aty.