Mbyllja e Gjykates se Permetit nga Rilindja, eshte nje akt inkuizicioni per banoret e kesaj treve. Keshtu ka reaguar para pak deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr. Tritan Shehu.
Reagimi i zotit Shehu vjen pas kerkeses se ministrit te drejtesise Ulsi Manja ndaj KLGJ per mbylljen e veprimtarise se kesaj gjykate ne kuader te reformes ne drejtesi. Ky veprim shkaterron nje tradite me vlere por dhe demton rende ekonomikisht qytetaret per zgjidhjen e problemeve te tyre-ka reaguar ne faqen e tij ne FCB zoti Shehu.
Reagimi i plote i zotit Shehu ne FCB.
Kerkesa e Ministrit te Drejtesise ndaj KLGj, kryen nje akt “inkuizicional” per Permetin.
Propozimi i tanishem per te mbyllur Gjykaten e Permetit, eshte nje veprim shume i rende ndaj asaj treve e popullate vlerash, kulture e traditash.
Nje veprim ky i paralajmeruar prej kohesh, se bashku me nje sere veprimesh te me pareshme ose qe pritet te ndodhin, ndaj institucioneve te drejtesise se Qarkut te Gjirokastres.
Veprime keto qe jo vetem shkaterrojne nje tradite e vlere, por qe realisht demtojne rende qytetaret ne zgjidhjen e problemeve te tyre.
Duket kjo si nje pasoje direkte negative e vete reformes ne drejtesi!
Qytetaret e te zgjedhurit e tyre lokale duhet te protestojne fuqishem ne ate Qark!