Organizata e njohur, Gazetarët pa Kufij, publikoi sot raportin vjetor për lirinë e medias në botë.

Bie në sy se Shqipëria e Edi Ramës ka pësuar një rënie drastike, duke shënuar nivelin më të keq që ka njohur vendi ndonjëherë.

Shqipëria renditet në vendin e 103-të, në një klasë me vende autokratike si Fixhi, Çadi dhe Gaboni.

Shqipëria po pëson rënie drastike në çdo tregues të demokracisë, ndërkohë që kjo rënie në lirinë e medias është shumë domethënëse po ta krahasosh me qeverisjen e mëparshme të demokratëve.

Shqipëria renditej në vendin e 62-të në vitin e parë në pushtet të demokratëve. Në vazhdim, Shqipëria vazhdoi të ishte kryesisht në vendin e 80 në renditje, siç ndodhi në vitet 2006, apo 2010.

Në vitin e fundit të demokratëve në pushtet, Shqipëria ishte në vendin e 96-të.

Por që në vitin e parë të Ramës në pushtet, Shqipëria kërceu në vendin e 102-të.