Një kalë është gjetur i lidhur me litar dhe i ngordhur   mbrëmë në një zonë buzë lumit të Volos, ndërsa pranë tij ishte edhe një kal i lidhur por i gjallë. Të dyja kafshët ishin në pronësi të një 30-vjeçari, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm.

Sipas magnesianews.gr, pronari ka lidhur mbrëmë në këtë zonë dy kuajt, por njëri prej tyre është mbytur nga litari. Me anë të informacioneve, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin, ndaj të cilit është ngritur një dosje për shkelje të legjislacionit për vrasjen e kafshëve dhe për mirëqenien e kafshëve shoqëruese.

Pronari 30-vjeçar i është shqiptuar gjobë administrative në shumë prej 60 mijë euro.

Hetimet paraprake kryhen nga Policia e Volos, ndërsa i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Kundërvajtjes së Volos.

Çështja u raportua nga Grupi Filantropik i Volos, i cili njoftoi se ishte njoftuar nga policia se dikush kishte lidhur dy kuaj në Krausidona, zona Tsalapata. Njëri u ngatërrua në litarë dhe u mbyt, ndërsa tjetri ishte në shok. Ai u lirua përfundimisht dhe do të akomodohet në ambiente të posaçme për kuajt.