Kryeministri Edi Rama është përfshirë sërish në debatin që ka shkaktuar vala e madhe e shqiptarëve që emigrojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe.

Rama duke komentuar deklaratat e një gazetareje britanike, e cila iu kishte dalë në mbrojtje shqiptarëve që emigrojnë drejt MB-së, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk është e drejtë që t’u thuash njerëzve; rrini këtu dhe mos ikni!.

“Më bëri përshtypje një artikull i një gazetareje britanike për këtë debat. Ajo thoshte: vetëm në vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët, thoshte, po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj. Po bëjnë atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur se sa sot, e kemi bërë shumë më tepër se sa ata në një kohë tjetër. Sot e bëjnë dhe njerëz të këtij vendi, Britanisë, që jetojnë në zona të vështira dhe që vijnë në Londër”, tha Rama.