22 vjet burg ka dhënë këtë të mërkurë gjykata e Elbasanit për Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe pasi dëgjoi dëshmitë e 52 personave, prokuroria kishte kërkuar 25 vjet heqje lirie për Paplekajn.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 21 prill të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit. Struktura për mbrojtjen e votës e ngritur nga PD pretendonte se përfaqësues të Partisë Socialiste po blinin vota.

Dy grupet u përplasën me njëra-tjetrën dhe Arbër Paplekaj qëlloi me kallashnikov duke lënë të vdekur Pjerin Xhuvanin dhe u plagosën 4 persona. Vetë Paplekaj pas ngjarjes deklaroi se qëlloi për vetëmbrojtje.