I veshur me kostum të kuq dhe me një kapele në kokë, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash në një biznes në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35.

Policia njofton se autori dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka arritur të vjedhë shumën e parave në biznes dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.