Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e plazhit në Durrës.

Si pasojë e zjarrit raportohet për dëme të shumta materiale.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke vënë në kontroll zjarrin, ndërsa bëhet me dije se shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Siç shihet edhe nga pamjet dëmet materiale janë të shumta.