Nje shtetas 33-vjeçar, banues ne Gjirokaster eshte prangosur nga uniformat blu, pasi ka ushtruar dhune ndaj gruas se tij.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materiale në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.