Lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Elbasanit.
IGJEUM raporton se lëkundja ka ndodhur në orën 18:43 të kësaj pasditje.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 rihter me epiqendër në Shalës të Elbasanit dhe thellësi 5 km.
Bëhet e ditur se lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës e Fier.