Një lëkundje tërmeti është regjistruar sot në Atikë.

Tërmeti me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 02:30 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ishte 3 kilometra në veri-verilindje të Maratonës, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 7.1 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në disa zona të Atikës.