Arrestohet në flagrancë 1 shtetas 54-vjeçar nga Progonati i Tepelenës, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 54 vjeç, banues në fshatin Progonat, Tepelenë.
Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSSHE-së dhe shërbimet e Policisë, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme të energjisë elektrike.
Materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.