Ashtu siç pritej dhe paralajmeroi Jugulajm.net, ish-kreu i Kadastres Gjirokaster, Florjan Taçi, lihet i lire ne sallen e gjyqit ne Gjykaten e Apelit ne Tirane.

PS permes kreut te grupit parlamentar, Bledi Çuçin, prej ditesh po ushtronte presion te jashtezakonshem ndaj gjyqtares se Apelit ne Tirane, per te liruar njeriun e tij te besuar dhe promovuesin ne punet e pista te pronave, Florjan Taçin.

Seanca ka qene e gjate ku jane shqyrtuar provat nga akuza dhe argumentat nga pala mbrojtese.

Ne fund gjykatesja Diamela Goxha, ka dhene vendimin skandaloz qe Taçi te lihet i lire, ndersa bashkepunetori i tij ne veprimet e paligjshme te konstatuara nga prokurori gjirokastrit, Gazmend Frëngu, Alban Memisha, te mbahet ne burg.

Vendimi i sotem eshte goditje ndaj aspiratave te njerezve te thjeshte per drejtesine e pavarur por e “rilindur” nga PS qe operon me standarte te dyfishta.

Ndersa per 10 gram kanabis nje hallexhi burgoset me 7 vite, Florjan Taçi, bir besnik i Partise Socialiste dhe i kapur ne flagrance me prova te pakundershtueshme abuzimi e falsifikimi, lihet ne arrest shtepiak.