Një sasi tritoli ka shpërthyer në aksin Fushë-Krujë- Krujë në afërsi të lagjes Zimzenel gjatë orës 02:00.

Është e paqarte se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.

Nga burimet për mediat bëhet me dije se nga shpërthimi është hapur një gropë ne rrugë dhe janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë.