Sopata e shkurtimeve ka filluar ne Doganen e Kakavijes.
Struktura e re doganore u ka kushtuar vendin e punes 6 punonjesve te Doganes me te madhe ne vend sic eshte ajo e Kakavijes.
Burime nga Drejtoria e Doganes ne Kakavije, konfirmojne se ne fokus te shkurtimeve jane ish krere te PS ne Gjirokaster nder vite, te cilet kane mbeshtetur kete subjekt politik nder vite dhe me kontribute te jashtezakonshme.
Doganieret te cileve u ra “letra me vrimë” jane:
Ylli Rustemi ish kreu i PS ne Lunxhëri,
Islam Thana ish kreu i PS ne Picar,
Isa Rabaj ish kreu i PS ne Lazarat dhe Avdi Onjea.
Mesohet se emrat jane perzgjedhur ekskluzivisht nga deputetja Mirela Kumbaro, e cila ka qene kategorike per ndeshkimin e doganiereve te sipermendur.
Ne pritje per t’u shkarkuar jane edhe dy doganiere te tjere te cileve do t’u bjere letra me vrime e Kumbaros.
Jugulajm.net ka mesuar emrat e dy doganjereve qe do te shkurtohen, por rezervon te drejten e anonimatit.