Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur pas një sherri në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se sherri mes personave ka ndodhur me sende të forta në afërsi të Gjykatës së Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet mbi dinamikën e konfliktit.