Një konflikt me sende të forta ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Borizanë pranë Krujës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se për shkak të një guroreje janë plagosur me sende të forta dy persona, gjendja e të cilëve nuk dihet.
Konflikti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e shkaqeve.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Krujës.