Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Dukagjin ku një fouristradë ka rënë në humnerë.
Nga raportimet e deritanishme mësohet se i plagosur ka mbetur shoferi i automjetit .
Shoferi i cili është identifikuar si Gjelosh Rushaj mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.