Një 26-vjeçar me inicialet G.M ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Sarandës.
Mësohet se ai është qëlluar me mjetin prerës nga shetatsi me inicialet S.S, pas një konflikti për motive të dobta.
I lënduari ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Sarandës, ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.06.2022, në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi S. S., ka goditur (gërvishur) me mjet prerës shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në Sarandë, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.