Humbja katastrofike ne Memaliaj nga ana e kandidatit te Laert Durajt, ka tronditur pozitat e ketij te fundit ne PS dhe opinionin e socialisteve te thjeshte.

Ndeshkimi qe i dhane socialistet e ndershem Gjolek Gucit, kryebashkiakut ne detyre te Memaliajt, me shume sesa ndeshkim per kete te fundit, ishte shpullë e forte ndaj deputetit Laert Duraj, i cili insistoi dhe u investua mjaft ne rikandidimin e Gucit ne Memaliaj.

Rikandidimi i ketij te fundit nuk u prit mire nga baza socialiste, e cila priti diten per te ndeshkuar me vote Laertin dhe kukullen e tij ne krye te bashkise.

Diferenca prej 300 votash ishte shpulle e forte ne radhe te pare nga populli i Memaliajt e me pas prej socialisteve te cilet nuk pertypnin dot brutalitetin e Gucit dhe te Laertit ne 4 vitet e fundit.

Jugulajm meson prej burimeve te besueshme ne PS ne qender, se Edi Rama i ka kerkuar Laert Durajt, doreheqjen nga posti i sekretarit per marredhenie me emigracionin, si dhe doreheqje te parevokueshme nga posti i deputetit te zones.

Madje Rama nuk ka denjuar as ta takoje Durajn ne zyre. Te njejtin reagim ndaj Durajt, ka pasur edhe kryesuesja e listes se deputeteve te PS ne Qarkun e Gjirokastres, Mirela Kumbaro, e cila ka refuzuar prezencen e Laert Durajt, ne seline e PS ne Tirane.

Kjo ndodhi tre dite me pare, kur u prezantuan 6 kryetaret e bashkive te Qarkut Gjirokaster, te cilet fituan ne zgjedhjet e te dieles se kaluar.

Fati i Laert Durajt tashme dihet!

Ashtu siç hyri, ashtu dhe do dale, por mbetet nese dalja nga politika do te kete kosto ligjore, ashtu sikurse ka ndodhur me Bllakon, Koken apo Ahmetajn.

Kjo, pasi afera 4 milione euroshe e investimit te ujesjellesit te Memaliajt, sapo ka startuar te hulumtohet dhe ndeshkimi do te pasoje tek ata qe kane futur gishtat, ku Laerti patjeter qe nuk ka ngjyer gishtin, por krahun.