Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Prangosja e tij ka ndodhur para pak minutash nga forcat policore.

Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen para pak ditësh, pas hetimit që SPAK ka nisur ndaj tij, ndërkohë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.