Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Burrelit.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka mbetur i plagosur dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Aktualisht policia po heton për identifikimin e autorit dhe vënien e tij në pranga, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.