Një tjetër person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Një burrë, është qëlluar me armë zjarri në Malësinë e Madhe.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës me plagë në shpatull.

Pas ndërhyrjes së mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.