Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.

Bëhet me dije se në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 15 urdhër arreste.

Gjithashtu përmes operacionit të policisë janë zbardhur edhe 6 vrasje, të cilat ishin nën hetim.

Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.

Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi.